Vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Fier, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën

Vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Fier, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën

Prokuroria e Fierit kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën, të riun që akuzohet se vrau efektivin e Forcave Speciale “Shqiponja” pas një konflikti në rrugë. Pretenca u dha sot (10 korrik) nga organi i akuzës, që lexoi konkluzionet përfundimtare të dosjes pas procesit gjyqësor në Gjykatën e Fierit, për t’i lënë radhë edhe konkluzioneve të palë mbrojtëse, para se të shpallet verdikti. Mërnica akuzohet për veprat “vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ngjarja ndodhi më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz të dërmenasit, në Fier. Sipas dosjes hetimore, konflikti mes viktimës dhe të pandehurit ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa...