Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Deputeti demokrat: Ervin Salianji mund të bëhet kryetari i ri i PD
Deputeti demokrat Saimir Korreshi thotë se Ervin Salianji e ka potencialin për të qenë kryetar i Partisë Demokratike. Megjithatë Korreshi vë në dukje se PD nuk është në fazën e zgjedhjes së kryetarit, pasi duhet më parë të shihet çfarë ka ndodhur me zgjedhjet. “Është një lajm i mirë dalja e Salianjit, unë e kam shok, mik te pjesa personale, edhe koleg për një pjesë kohe. Salianji është një aset për PD-në, si çdo koleg tjetër, pavarësisht se ndryshe nga kolegë të tjerë Salianji ka bërë shumë beteja, siç ishte kjo betejë. Është një figurë publike. Ka treguar që ka një karizëm në debatet televizive, patjetër që dalja e tij i jep një plus PD-së në këto momente amullie. Për të menduar për të tjerat,...