Burimi: 
								Argjiroja.net
								
							
                                    Foto © Argjiroja.net                                
                            Martini “fsheh” kuqeblutë, stërvitje e blinduar për Vllazninë në Golem
                            Vllaznia është në përgatitjet e fundit para debutimit zyrtar në sezonin 2025-’26, ku shkodranët do ta “çelin” edicionin me ndeshjen e “Conference League” përballë Daugavpils. Ekipi nga Letonia, ndaj të cilit do të ndeshen ditën e enjte në orën 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Pikërisht para këtij dueli, serioziteti dhe përqendrimi është maksimal në kampin kuqeblu. Kjo dallohet edhe nga stërvitja e ditës së hënë, të cilën 9 herë kampionët e vendit e kanë zhvilluar në fushën e stadiumit “Loro Boriçi”. Kështu, Vllaznia ka vendosur të zhvillojë këtë seancë stërvitore me dyer të mbyllura dhe larg syve kureshtarë. Ndryshe nga herët e tjera ku skuadra e drejtuar nga Martini i ka zhvilluar seancat stërvitore në fushën sportive të Golemit, e shoqëruar edhe nga dhjetëra tifozë...