Sarandë/ Tentoi të korruptonte Policinë Rrugore me 50 euro, procedohet 38-vjeçari

Sarandë/ Tentoi të korruptonte Policinë Rrugore me 50 euro, procedohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Sarandës, pasi akuzohet se tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore me 50 euro. Sipas njoftimit të policisë, 38-vjeçari u konstatua nga blutë në rrugën “Lefter Talo” me një automjet tip “BMW”, të ndaluar që pengonte qarkullimin normal të mjeteve të tjera. Gjatë veprimeve procedurale, drejtuesi i automjetit, shtetasi L. B., ka tentuar t’u japë punonjësve të Policisë shumën prej 50 eurosh, me qëllim shmangien e ndëshkimit ligjor për shkeljen e konstatuar. Njoftimi i plotë i policisë: Gjatë patrullimit në terren, shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të Komisariatit të Policisë Sarandë, konstatuan në rrugën “Lefter Talo” një automjet tip “BMW”, të ndaluar që pengonte qarkullimin normal të mjeteve të tjera. Gjatë veprimeve procedurale, drejtuesi...