Atentatet ndaj biznesmenëve Mena dhe Bylyku! GJKKO lë në fuqi 25 vite burg ndaj Gjergj Cukalit

Atentatet ndaj biznesmenëve Mena dhe Bylyku! GJKKO lë në fuqi 25 vite burg ndaj Gjergj Cukalit

Gjergj Cukali TIRANË-Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi dënimin me 25 vite burgim ndaj Gjergj Cukalit, i cilësuar edhe si "I forti i Myslym Shyrit". Cukali dyshohet si i përfshirë në tentativat për të vrarë dy biznesmenët, Gjon Mena dhe Artion Bylyku.  Apeli zbuti dënimin për Enver Jamakun, i penduar i drejtësisë, të cilin e dënoi përfundimisht me 7 vite burgim. Kushëriri i tij, Ermond Jamaku u dënua me 8 vite. Ndërsa për Blendi Dedën u zbut masa e dënimit nga 20 vite në 18 vite burgim. Në fuqi u la masa e dënimit për Paris Prengën e Flor Abazin. Këta të fundit akuzohen se realizuan shpërthimin me eksploziv ndaj Artjan Bylykut, kunatit te Domart Konjarit në tetor të 2019-ës. Cukali akuzohet se ka...