Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Pagoi 40 mijë euro për eliminimin e biznesmenit Gjon Mena, Apeli e “kyç” për 25 vite në burg të “fortin e Myslym Shyrit”
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë me 25 vite burg për “të fortin e Myslym Shyrit”, Gjergj Cukalin. Gjergji Cukali akuzohet se është porositësi i vrasjes me eksploziv të mbetur në tentativë të biznesmenit Gjon Mena. Ai i kishte premtuar 40 mijë euro dy vëllezërve, Enver dhe Edmond Jamaku për eliminimin e biznesmenit. Filimisht Cukali u dha atyre 10 mijë euro, duke i premtuar se do i jepte 30 të tjera në momentin e eliminimit të 32-vjeçarit. Njëri nga vëllezërit ishte marrë me krijimin e lëndës plasëse, ndërsa tjetri kishte për detyrë ta vendoste poshtë makinës luksoze të Menas. Siç dhe kemi raportuar më herët, Gjergj Cukali ka miqësi me persona të njohur të botës si krimit, mes tyre edhe Emiljano...