Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vriten 40 palestinezë, Izraeli vijon bombardimet në Gazë teksa Trump e Netanyahu bisedojnë për armëpushim
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, zhvilloi një takim të dytë brenda dy ditësh me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, në mbrëmjen e së martës. Trump është duke iu dhënë shtytje përpjekjeve për një armëpushim që mund të çojë drejt një fundi të luftës 21-muajshe në Gazë. Izraeli dhe grupi palestinez Hamas, i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, po shqyrtojnë një propozim të ri armëpushimi, të mbështetur nga Uashingtoni, i cili do të pezullonte luftimet, do t’i lironte pengjet izraelite dhe do të dërgonte ndihma të shumënevojshme në Gazë, raporton AP. Spitali Nasser, në qytetin jugor të Han Junisit, në Gazë, tha se në mesin e të vdekurve ishin 17 gra dhe 10 fëmijë....