Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Parlamenti Europian miraton Rezolutën për Shqipërinë, Spiropali: Vlerësim i rëndësishëm politik i progresit drejt BE
Parlamenti Europian miratoi në seancë plenare në Strasburg Raportin mbi Ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 dhe 2024. Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, theksoi se ky raport përbën një vlerësim të rëndësishëm politik dhe institucional të progresit të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe konfimon mbështetjen e gjerë që procesi i zgjerimit gëzon në Parlamentin Europian. “Raporti njeh progresin që Shqipëria ka bërë në përmbushjen e kushteve për hapjen dhe përparimin në grupet e kapitujve të negociatave dhe fton institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare të ruajnë një qasje të bazuar në merita, të drejtë dhe të parashikueshme ndaj Shqipërisë”, shprehet kryeparlamentarja. “Parlamenti Europian miratoi Rezolutën për Shqipërinë. Pas një debati të zhvilluar një ditë më parë dhe pas miratimit...