Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë, Spiropali: Mesazh i fuqishëm për rrugën drejt BE!
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përshëndetur miratimin e raportit mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 dhe 2024, nga Parlamenti Europian, gjatë seancës plenare të mbajtur sot në Strasburg. Ky dokument përfaqëson një vlerësim politik dhe institucional të arritjeve dhe sfidave të Shqipërisë në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ai pason një debat të zhvilluar më 8 korrik dhe është miratuar më herët edhe nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë (AFET). Në reagimin e saj zyrtar, Spiropali e cilësoi miratimin e raportit si “një sinjal të qartë të mbështetjes që gëzon procesi i zgjerimit në Parlamentin Europian”, duke falënderuar eurodeputetët për vëmendjen dhe angazhimin ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit. “Raporti vjen në një moment të rëndësishëm, ndërsa Shqipëria po avancon...