“Sot dola me kokën lart nga burgu i Fierit”, pasi u lirua nga qelia, Salianji: Kam vetëm një mendim që më udhëheq, të rikthejmë PD aty ku e meriton

“Sot dola me kokën lart nga burgu i Fierit”, pasi u lirua nga qelia, Salianji: Kam vetëm një mendim që më udhëheq, të rikthejmë PD aty ku e meriton

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, pas lirimit nga burgu i Fierit ku qëndroi për gati 10 muaj. Salianji shkruan se doli me kokën lart nga burgu i Fierit, teksa dënimin e tij e quan politik. “Sot dola me kokën lart nga burgu i Fierit, një vend që kurrë nuk e kisha imagjinuar si pjesë të rrugëtimit tim jetësor, i cili u kthye paradoksalisht në strehën e hekurt të një padrejtësie politike. Për 10 muaj me radhë, si i dënuar politik, nuk kam pushuar së menduari për padrejtësitë që përjeton çdo qytetar shqiptar në këtë regjim dhe për çdo mundësi të humbur për ta ndalur këtë të keqe që ka mbjellë vetëm dhunë dhe shkatërrim për më shumë se një...