Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
150 aplikime për njohjen e sigurimeve shoqërore me Italinë, Gonxhja: Mundëson përfitimin e pensioneve
Prej datës 1 Korrik 2025 ka hyrë në fuqi marrëveshja Shqipëri-Itali për njohjen e sigurimeve shoqërore. Që prej asaj date, deri më tani kanë aplikuar 150 qytetarë shqiptarë për njohjen e këtyre sigurimeve me Italinë. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka pritur në një takim sot drejtoreshën e Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore në Itali, dhe së bashku me përfaqësues të ambasadës italiane në vendin tonë, panë nga afër punën për zbatimin e kësaj marrëveshje. “Mbi 150 shtetas shqiptarë kanë nisur procedurat në zbatim të marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore me shtetin italian, e cila ka hyrë në...