Milan në rrezik, Atletico Madrid dhe Man. United futen në garë për objektivin e madh të kuqezinjve

Milan në rrezik, Atletico Madrid dhe Man. United futen në garë për objektivin e madh të kuqezinjve

8 Korrik 2025 19:26 Telesport Përveç Milanit, që ka kohë që e ndjek, në garë për të siguruar transferimin e Javi Guerra kanë hyrë edhe Atletico Madrid me Manchester United. Klubi i drejtuar nga Diego Simeone e sheh spanjollin 22-vjeçar si zëvendësuesin ideal të Rodrigo de Paul, argjentinasi është shumë pranë transferimit tek Inter Miami. Trajneri argjentinas i “Colchoneros” pëlqen shumë teknikën dhe vizionin në mesfushë të Javi Guerrës dhe është gati t’i ofrojë atij një rol kryesor në ekip. Në anën tjetër, Milan është i gatshëm të bëjë një hap përpara me një propozim 25 milionë euro, një shifër që përputhet me atë që Valencia ka kërkuar fillimisht, por nuk do jetë aspak çudi nëse klubi spanjoll i rrit kërkesat duke parë interesin e...