Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ktheu hapësirën publike në parkim privat te Astiri, merret nën hetim 54-vjeçari në Tiranë
Një hapësirë publike e zënë në mënyrë të paligjshme dhe e shndërruar në vendparkim privat në zonën e Astirit është liruar sot nga autoritetet. Ndërkohë është proceduar shtetasi F. M., 54 vjeç, për veprën penale “pushtimi i tokës”. “Si rezultat i patrullimeve dhe i verifikimeve të kryera sistematikisht dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake dhe ato të IMT-së, konstatuan se një hapësirë publike, në rrugën “Teodor Keko”, ishte zënë në kundërshtim me ligjin dhe ishte kthyer në vendparkim automjetesh. Në përfundim të veprimeve hetimore për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për autorin e dyshuar të kësaj paligjshmërie, shtetasin F. M., 54 vjeç, për veprën penale “Pushtimi...