Përplasi me makinë 29-vjeçarin me biçikletë/ Policia: Shoferi nuk ishte efektiv, u gjobit me 58 000 lekë

Përplasi me makinë 29-vjeçarin me biçikletë/ Policia: Shoferi nuk ishte efektiv, u gjobit me 58 000 lekë

Policia e Tiranës ka reaguar sot në lidhje me një aksident të ndodhur katër ditë më parë në rrugën ‘Myslym Shyri’. Për këtë incident u pretendua se një punonjës policie kishte kryer manovra të rrezikshme në rrugë dhe kishte përplasur me automjetin e tij një 29-vjeçar që po lëvizte me biçikletë. Blutë bëjnë me dije se shoferi nuk është punonjës policie, teksa theksojnë se kanë nisur hetimet për 24-vjeçarin. Njoftim i policisë: Në lidhje me një lajm të publikuar në një rrjet social, nëpërmjet të cilit pretendohet se më datë 04.07.2025, në rrugën “Myslym Shyri”, një automjet me drejtues punonjës policie, ka përplasur një biçikletë dhe kryen manorva të rrezikshme në rrugë, sqarojmë se: Menjëherë pas publikimit, janë kryer verifikimet në lidhje me rastin, në...