Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Avokatët braktisin Henrik Hoxhajn, shtyhet seanca e dosjes “Plumbi i artë”
                            Mbetja pa avokat mbrojtës të të pandehurit Henrik Hoxhaj çoi në dështimin e seancës së radhës të dosjes “Plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme. Në sallë u relatua se avokati Gentian Rumano ka hequr dorë nga mbrojtja e Hoxhajt dhe po ashtu edhe avokati i caktuar kryesisht për të. Te pranishëm në sallë kanë qenë të tre të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani, Erion Alibej dhe Skerdi Tasi. Prej disa seancash, për shkak të disa kërkesave të përsëritura të avokatëve, procesi ka mbetur në vend numëro. Prej 3 seancash gjykata ka tentuar të nisë marrjen e dëshmisë së të penduarit Tasi, por pa mundur ta realizojë.