Dështon seanca për ‘Plumbin e artë’, shkak dorëheqja e avokatit të Henrik Hoxhës! GJKKO pezullon afatet e paraburgimit

Dështon seanca për ‘Plumbin e artë’, shkak dorëheqja e avokatit të Henrik Hoxhës! GJKKO pezullon afatet e paraburgimit

Ka dështuar seanca gjyqësore e kësaj të marte për dosjen “Plumbi i Artë”. Avokat Gent Rumano ka hequr dorë për mbrojtjen e të pandehurit Henrik Hoxha. Por edhe avokati i caktuar Shpëtim Kodhelaj ka hequr dorë, arsyeja ka qenë se është proces i gjatë dhe nuk marrin pagesat për të vijuar, pasi janë të angazhuar me gjyqe të tjera. Të pranishëm kanë qënë bashkëpunëtorët dhe të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani, Skerdi Tase si dhe Erion Alibej. I pandehuri Henrik Hoxha kërkoi tjetër mbrojtës ligjor. “Doja te kisha një avokat tjetër”, tha ai. Prokurori Behar Dibra vuri në dukje përpjekjet për zvarritje. “Ka ngelur pa mbrojtje, por ne kërkojmë vazhdimin e seancës, pavarësisht se kjo e bën të pamundur. A je i sigurt? Se ti mund të vish prap...