Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Lirimi nga qelia i Ervin Salianjit, reagon Berisha: Dënim politik, vuajti 9 muaj në burg pa asnjë faj
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Fierit për lirimin me kusht nga qelia të Ervin Salianjit. Berisha u shpreh se dënimi i ish-deputetit ishte politik, duke shtuar se qëndroi për 9 muaj në qeli, sipas tij, jashtë çdo lloj ligj. Kryedemokrati theksoi se “burgosja e Ervin Salianjit kishte si synim kryesor burgosjen e të vërtetës”. “Natyrisht mbajtja në burg e Ervin Salianjit pa asnjë faj, është përgjegjësi direkt e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës”, deklaroi ai. Berisha: Dua të dënoj edhe njëherë me forcën më të madhe, dënimin politik ndaj deputetit Ervin Salianji nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, krerë kryesorë të organizatës kriminale të narkoshtetit. Ervin Salianji vuajti jashtë çdo lloj ligji, Kushtetute dhe rregulli. 9 muaj në burg vetëm e...