Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë, Hasani: Një hap përpara në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut

Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë, Hasani: Një hap përpara në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut

Sot u përurua zyrtarisht Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë, një strukturë e re konsullore që synon t’i shërbejë më mirë qytetarëve shqiptarë në këtë zonë dhe të forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve. Në ceremoni morën pjesë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani; Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë me Jashtë i Maqedonisë së Veriut, Timco Mucunski; si dhe përfaqësues të autoriteteve vendore, trupit diplomatik dhe komunitetit shqiptar. Ministri Hasani e cilësoi hapjen e konsullatës si një veprim konkret për të ofruar shërbime konsullore më të aksesueshme për qytetarët dhe për të lehtësuar procedurat në periudha me fluks të lartë, veçanërisht gjatë sezonit turistik. “Kjo zyrë është një mjet i drejtpërdrejtë për të qenë më pranë qytetarëve tanë dhe...