Shuplakë për qeverinë! Ndërtimet pa kriter, UNESCO shpall pasuri në rrezik liqenin e Ohrit

Shuplakë për qeverinë! Ndërtimet pa kriter, UNESCO shpall pasuri në rrezik liqenin e Ohrit

Deputetja Ina Zhupa ka reaguar ndaj vendimit të UNESCO-s për të futur Liqenin e Ohrit në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik, duke e quajtur këtë një zhvillim të rëndë për Shqipërinë dhe një pasojë të drejtpërdrejtë të neglizhencës së qeverisë. Sipas Zhupës, paralajmërimet e përsëritura ndër vite janë injoruar qëllimisht nga institucionet shqiptare, ndërsa vendimet janë marrë në funksion të interesave klienteliste dhe planeve ndërtimore që cenojnë rëndë zonat e mbrojtura. Ajo thekson se UNESCO ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të projekteve si Parku Ujor Drilon–Tushemisht dhe ndryshime në planifikimin urban të Pogradecit, ndërkohë që apelon për ndjekje penale ndaj të gjithë zyrtarëve dhe palëve të përfshira në shkelje. Deklarata Fatkeqësisht ajo që kishim parashikuar ndodhi. Është nga ato rastet kur nuk do doje të...