Java Kulturore e Egjiptit nis me shfaqjen Tanoura dhe vallëzimin tradicional egjiptian

Java Kulturore e Egjiptit nis me shfaqjen Tanoura dhe vallëzimin tradicional egjiptian

Nisin sot aktivitet e Javës Kulturore Egjiptiane. Nga data 8 deri më 12 korrik, Java Kulturore Egjiptiane, një ngjarje që pritet të sjellë në Tiranë gjallërinë, mistikën dhe trashëgiminë mijëravjeçare të qytetërimit egjiptian. Aktivitetet do të nisin më 8 korrik në sallën “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik “Jordan Misja”, ku do të prezantohet shfaqja magjepsëse tanoura – një vallëzim tradicional sufi, ku valltari rrotullohet në mënyrë të pandërprerë me veshje shumëngjyrëshe, duke krijuar një efekt vizual dhe shpirtëror unik. Kjo shfaqje do të përsëritet më 9 korrik në sheshin “Skënderbej”, në një ambient të hapur, duke sjellë pranë qytetarëve energjinë hipnotizuese të kësaj performance. Për të gjithë ata që nuk do të kenë mundësi të ndjekin dy shfaqjet e para, tanoura do të rikthehet më...