Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Partia e Lirisë kërkon hetim ndërkombëtar për “rrëmbimin” e Ilir Metës: Nuk krahasohet as me burgosjen e Navalnit…
Partia e Lirisë kërkon hetim ndërkombëtar për arrestimin me 21 tetor 2024 të kryetarit të saj Ilir Meta, në atë aksion që e quan rrëmbim të paprecedentë, që kalon edhe atë të navalnit në Rusi. Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, doli dje në një deklaratë të radhës për mediat, ku akuzoi edhe drejtësinë që është vendosur nën kontrollin dhe keqpërdorimin e qeverisë, duke mbajtur në izolim të paligjshëm kreun e partisë. “Nuk ekziston më asnjë dyshim: rrëmbimi kriminal i Ilir Metës është i motivuar politikisht, i orkestruar në mënyrë kriminale nga një regjim që po përpiqet të eliminojë opozitën dhe t’i mbyllë gojën çdo zëri kritik përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025 dhe pas tyre. Për fat të keq, mënyra se si...