Ngarkesa gjatë muajit korrik/ Balluku: OSHEE po garanton furnizim të pandërprerë me energji elektrike për çdo abonent

Ngarkesa gjatë muajit korrik/ Balluku: OSHEE po garanton furnizim të pandërprerë me energji elektrike për çdo abonent

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, nëpërmjet një reagimi në Facebook, është shprehur se OSHEE po garanton furnizim të pandërprerë me energji elektrike për çdo abonent. Reagimi i plotë; Uroj që të jeni të gjithë mirë në një ditë të nxehtë korriku. Sot mora raportin e 6 ditëve të para të konsumit të energjisë elektrike nga OSHEE Group. Duke e krahasuar korrikun e vitit 2024 me korrikun e vitit 2025, vetëm në javën e parë, kemi 20% rritje të kërkesës. E gjitha kjo, e thënë ndryshe në shifra dhe duke e krahasuar, është që 6 ditët e para të korrikut 2024, mesatarisht shkonin 18.6 milionë kilovatorë kërkesë, ndërkohë që në korrik 2025, në këto 6 ditë të para, kemi pasur një...