Debate në KAS/ Kalaja kërkon rinumërimin e të gjithë qarkut Durrës: Më thatë se po të gjendeshin…

Debate në KAS/ Kalaja kërkon rinumërimin e të gjithë qarkut Durrës: Më thatë se po të gjendeshin…

Pika e fundit e rendit të ditës së diskutuar në KAS ka qenë ajo për Durrësin, që gjithashtu pati debate, pasi kandidati i PD-së, Aulon Kalaja këmbënguli për rinumërimin e të gjitha kutive në qark, pasi nga procesi për mbi 150 kutitë e vendosura nga KAS treguan numër të madh trafikimi të votës nga kandidatët brenda PD-së. Përfaqësuesi ligjor i Kalasë, u shpreh qartë në fjalën e tij: “U pa se në kuti trendi i votave ishin nga 14-15 vota për kuti që kalonin nga një kandidat të tjetri. Në aq kuti sa hapët rezultoi se ishin të paktën 86 vota që ishin marrë në mënyrë të padrejtë nga kandidati Arjan Ndoji, ndërkohë që trendi ishte i dukshëm dhe duheshin hapur të gjitha. Shkeljet gjithashtu...