Burimi: 
								Kohajone.com
								
							 
                                
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Ministria e Mbrojtjes: Gjashtë vatra janë ende aktive, rrezik i lartë në të gjitha qarqet
                            Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 6 vatra janë ende aktive. Ministria e Mbrojtjes bëri publike të dhënat e situatës në terren. Sipas saj, vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e Finiqit, Vlorës, Elbasanit, Poliçanit, Beratit, Hasit, Bulqizës, Malësisë së Madhe, Lezhës, Kolonjës, Korçës, Tiranës, Kavajës e Fierit. Ministria e Mbrojtjes shton se rreziku nga zjarret mbetet i lartë në 12 qarqet e vendit, ndaj kërkoi përgjegjshmëri dhe angazhim të të gjithë strukturave. Aktualisht mbeten aktive vatrat: – Në vendgrumbullimin e mbetjeve, në bashkinë Elbasan, ku edhe sot vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës, pas izolimit të saj nga forcat operacionale, ditën e djeshme.– Puna vijon në vatrën e zjarrit midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                   