Në kërkim për trafik droge në Itali, shqiptari arrestohet në Kroaci

Në kërkim për trafik droge në Itali, shqiptari arrestohet në Kroaci

Një 23-vjeçar, banues në Peshkopi, ka rënë në prangat e Policisë në Kroaci, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ky operacion u realizua falë shkëmbimit në kohë reale të informacionit dhe bashkëpunimit operacional ndërmjet strukturave të FAST Albania dhe partnerëve ndërkombëtarë. Ndërkohë, vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali. Njoftimi i Policisë: Policia e Shtetit-Kontribut konkret i FAST Albania, nëpërmjet rrjetit ENFAST, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me rrjetin ENFAST dhe homologët e FAST Kroacisë dhe FAST Italisë, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi, në territorin e Kroacisë, i shtetasit shqiptar A. T., 23 vjeç, banues në Peshkopi, i...