Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Trotuaret do jenë për qytetarët”/ Rama në Vlorë: Nuk kemi tendencë t’i zëmë frymën bizneseve
Gjatë vizitës së tij në qytetin e Vlorës, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një deklaratë për mediat rreth orës 11:00 në Pallatin e Kulturës. Në fjalën e tij, Rama theksoi se aksioni për lirimin e hapësirave publike, sidomos trotuareve të Lungomares, është një masë e domosdoshme për të harmonizuar interesat e bizneset dhe qytetarëve. “Nuk ka asnjë tendencë për ti ngushtuar frymëmarrjen bizneseve por ka një domosdoshmëri për të harmonizuar plotësisht interesat e të dyja palëve me prioritet qytetarët që ecin në këmbë. Lungomarja e cila u bë motor i transformimit urban, por edhe të një transforimi të ekonomisë vendore, duhet të kalojë tani në një nivel tjetër të paraqitjes por edhe të shërbimit”, tha Rama. Kryeministri shtoi se Lungomarja tani duhet të kalojë në...