Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“Ka dalë nga binarët”! Trump sulmon sërish Elon Musk për krijimin e një partie të re politike
Përplasja mes Donald Trump dhe Elon Musk po bëhet gjithnjë e më personale. Presidenti amerikan reagoi ashpër ndaj lajmit se Musk po planifikon të krijojë një parti të re politike në SHBA, duke e quajtur këtë hap “të çmendur” dhe duke shtuar se Musk “ka dalë krejtësisht nga binarët”. Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkruan se “e ka marrë malli” për versionin e mëparshëm të Musk dhe se përpjekja e tij për të themeluar një “parti të tretë” nuk ka gjasa të ketë sukses. Sipas tij, partitë e treta në SHBA vetëm “sjellin kaos dhe përçarje” dhe nuk arrijnë asnjëherë të mbijetojnë në sistemin politik amerikan. “Po më vjen keq ta them, por Elon ka dalë nga binarët. Ka pesë...