Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Edi Rama viziton përsëri Vlorën, kryebashkiaku “de facto“ i qytetit nuk i jep dorën askujt
Edi Rama “de facto”, pas drejtimit të Bashkisë së Tiranë, tashmë ka marrë nën kontroll të plotë edhe atë të Vlorës, duke cënuar drejtpërdrejt autonominë e pushtetit vendor. Ai ka shkuar ditën e sotme për një tjetër takim në Bashkinë e Vlorës, ku shoqërohej nga dy deputetët e zgjedhur të Qarkut, Bledi Çuçi dhe Pirro Vengu. Rama ishte i veshur me të zeza, teksa u prit nga kryebashkiaku “de jure” i Vlorës, Ermal Dredha, ku nuk ka takuar askënd, por ka avancuar pa folur drejt bashkisë. Bëhet me dije se drejt Bashkisë së Vlorës, ku ndodhet kryeministri, kanë shkuar të gjithë deputetët dhe kandidatët për deputetë të qarkut, si dhe punonjës të administratës. Sipas burimeve në takim do të flitet për një sërë problematikash, punësh...