Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Plagosje me armë në Konispol/ Dyshohet se 44-vjeçari është qëlluar teksa ka tentuar të vjedhë një banesë
                            Saimir Haxhi 44-vjeç banor i fshatit Markat, Bashkia Konispol, është qëlluar me armë zjarri, çifte, dhe është plagosur në pjesën e pasme. Nga burimet e para dyshohet se ky person ka tentuar për të vjedhur në ndonjë shtëpi në fshat dhe atje mund ta kenë goditur me armë, çifte. 44-vjeçari Saimir Haxhi është person me precedent penalë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së hënës. Rreth orës 02:00 të natës u soll në spitalin e Sarandës dhe pas ndihmës së parë këtu. për mjekim të specializuar u dërgua me ambulancë në spitalin e Vlorës. Policia e Sarandës ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.