Raundi i parë i bisedimeve mes Izraelit dhe Hamasit për armëpushim përfundon pa marrëveshje

Raundi i parë i bisedimeve mes Izraelit dhe Hamasit për armëpushim përfundon pa marrëveshje

Raundi i parë i bisedimeve të tërthorta për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit ka përfunduar pa ndonjë përparim konkret, ka bërë të ditur për BBC një zyrtar palestinez i njohur me negociatat. Sipas burimit, sesioni zgjati rreth tre orë e gjysmë dhe u zhvillua në dy ndërtesa të ndryshme në Doha, ku mesazhet dhe sqarimet u shkëmbyen përmes ndërmjetësve nga Katari dhe Egjipti. Megjithatë, nuk u arrit ndonjë progres i prekshëm. Zyrtari shtoi se bisedimet pritet të rifillojnë të hënën, kur ndërmjetësit planifikojnë të zhvillojnë takime të ndara me secilën palë, me synimin për të kapërcyer pengesat aktuale dhe për të ngushtuar dallimet mes tyre. Sipas mediave mediave të huaja delegacioni izraelit nuk ka qenë “mjaftueshëm i autorizuar” për të arritur një marrëveshje, pasi...