Aksident në Kukës – Makina del nga rruga, humb jetën drejtuesi (Emri)

Aksident në Kukës – Makina del nga rruga, humb jetën drejtuesi (Emri)

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Gryk-Çajë, në Kukës, ku një mjet ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga. Si pasojë drejtuesi i mjetit, Liman Shehu, 65-vjeç, nuk ka arritur që t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën gjatë transportimit me ambulancë për në spital. “Në fshatin Gryk-Çajë, shtetasi L. Sh., 65 vjeç, banues në fshatin Çajë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e  automjetit tip “Fiat”, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njoftoi policia. Më herët gjatë ditës, është raportuar edhe për të paktën dy aksidente të tjera. Në fshatin Gjorm të Lacit, një furgon pasagjerësh dhe...