Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Berati,një destinacion gjithnjë e më i preferuar për turistët vendas dhe të huaj
Berati vijon të tërheqë turistë gjatë gjithë vitit, jo vetëm për trashëgiminë e pasur historike dhe arkitekturën unike, por edhe për ofertat e shumta që ofron agroturizmi dhe përvojat autentike lokale.Sipas të dhënave zyrtare të bashkisë, gjatë periudhës janar-maj 2025, qyteti është vizituar nga rreth 370 mijë turistë, çka përbën një rritje prej 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo u bë e ditur nga Silvi Merdani, drejtoreshë e Turizmit dhe Aktiviteteve në bashkinë e Beratit, e cila theksoi se nuk është vetëm numri i turistëve që ka shënuar rritje, por edhe netqëndrimet dhe përfshirja në aktivitete kulturore dhe traditash.“Përveç vizitave në monumentet historike apo turizmit të aventurës, turistët mund të përjetojnë degustime vere, ekspozita artizanale dhe aktivitete folklorike që rikthejnë...