Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

Anëtarët e një ekipi televiziv të Deutsche Welle u sulmuan nga kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor , tha agjencia gjermane në një deklaratë. Qeveria gjermane ka kërkuar garanci për sigurinë e personelit të medias. Incidenti ndodhi të premten, kur një korrespondent nga zyra e DW në Jerusalem dhe një kameraman u qëlluan me gurë dhe u ndoqën nga kolonët izraelitë pranë fshatit Sinjil, në veri të Ramallahut. Selia qendrore në Bonn njoftoi se kolegët e saj arritën të shpëtonin pa lëndime, ndërsa makina e tyre u dëmtua rëndë. Drejtori i Përgjithshëm i Deutsche Welle, Peter Limburg, dënoi sulmin ndaj gazetares dhe kameramanit, të cilët, tha ai, po mbulonin një tubim proteste të planifikuar kundër dhunës së kolonëve. “Ne kërkojmë shumë qartë që qeveria izraelite të...