Lideri suprem i Iranit shfaqet për herë të parë në publik që nga fillimi i luftës 12-ditëshe

Lideri suprem i Iranit shfaqet për herë të parë në publik që nga fillimi i luftës 12-ditëshe

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është shfaqur për herë të parë në publik që nga fillimi i luftës 12-ditëshe me Izraelin, gjatë së cilës disa prej liderëve më të lartë politikë, ushtarakë dhe shkencorë të Iranit u vranë nga ushtria izraelite. Televizioni shtetëror iranian e shfaqi Khamenein të shtunën duke e përshëndetur turmën e njerëzve teksa po hynte në një xhami pranë rezidencës së tij në Teheran. Khamenei mori pjesë në shënimin e festës së Ashurës, një ditë e rëndësishme në Islam për përkujtimin. Megjithatë, TV shtetërore raportoi se ai nuk mbajti ndonjë fjalim në atë ngjarje. Pjesëmarrës të tjerë në këtë ngjarje folën për “qëndresën” ndaj sulmeve dhe theksuan se Irani “nuk do të dorëzohet kurrë”, duke përsëritur deklarata të mëhershme të...