Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Armëpushimi në Gaza/ Bisedime në Katar, Izraeli: Shkojmë, por kushtet e Hamasit, të papranueshme
Izraeli do të dërgojë një delagacion në Katar këtë të dielë, për bisedimet lidhur me një marrëveshje të mundshme armëpushimi dhe lirimin e pengjeve, edhe pse zyra e kryeministrit Benjamin Netanjahu pohoi se ndryshimet e propozuara nga Hamasi për armëpushimin ishin të papranueshme. Grupi palestinez që drejton Rripin e Gazës pohoi të premten se i ishte përgjigjur propozimit të mbështetur nga SHBA, në shpirt pozitiv, pak ditë pasi Presidenti Trump njoftoi se Izraeli ishte dakordësuar mbi kushtet e nevojshme për të finalizuar armëpushimin 60-ditor. Por, në një sinjal të sfidave të mundshme me të cilat përballen dy palët, një zyrtar palesitnez tha se shqetësime mbeten mbi ndihmat humanitare, kalimin përmes Rafahut në Izraelin jugor për në Egjipt dhe mbi një afat të mundshëm për tërheqjen...