Kina dhe BE diskutojnë politikën ekonomike dhe bashkëpunimin gjatë dialogut financiar

Kina dhe BE diskutojnë politikën ekonomike dhe bashkëpunimin gjatë dialogut financiar

Zëvendësministri kinez i Financave Liao Min bashkëkryesoi të hënën në Bruksel Dialogun e 16-të Financiar Kinë-BE me zyrtarët e BE-së. Të dyja palët patën diskutime të thelluara për çështje, duke përfshirë situatën makroekonomike dhe politikat e Kinës dhe BE-së, bashkëpunimin në kuadër të G20, si edhe bashkëpunimet për mbikëqyrjen e auditimit dhe prokurimet qeveritare. Kina është e gatshme të punojë me BE-në, për të zbatuar në mënyrë aktive konsensusin e rëndësishëm të arritur nga liderët e dy ekonomive, për të mbështetur bashkërisht multilateralizmin dhe sistemin tregtar shumëpalësh dhe për të kundërshtuar unilateralizmin dhe proteksionizmin, me synimin për të ofruar siguri më të madhe në një ekonomi të pasigurt globale, tha Liao. Duke theksuar se Kina i kushton rëndësi të madhe bashkëpunimit të saj financiar dhe...