Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tragjedia nga përmbytjet në Teksas, shkon në 51 numri i të vdekur, mes tyre 15 fëmijë, dhjetëra të zhdukur
Qindra ekipe shpëtimi janë angazhuar në kërkimin e personave të zhdukur pas përmbytjeve të menjëhershme që goditën Teksasin Qendror, duke lënë të paktën 51 të vdekur, përfshirë 15 fëmijë. Zona më e prekur është qarku Kerr, ku janë konfirmuar 43 viktima dhe ku 27 fëmijë rezultojnë ende të zhdukur nga një kamp i krishterë për të rinj, i vendosur pranë lumit Guadalupe. “Puna vazhdon dhe do të vazhdojë derisa të gjendet personi i fundit,” u shpreh sherifi i Kerr County, Larry Leitha. Viktima janë regjistruar edhe në qarqe të tjera të shtetit, përfshirë Travis dhe Tom Green. Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime të shumta për përmbytje në zonën qendrore të Teksasit, të cilat mbeten në fuqi gjatë fundjavës. Deri tani janë shpëtuar rreth 850 persona. Gjatë...