Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Burg për drejtuesit e “Bankers”/ Shkaktuan miliona euro dëm me mospagimin e taksave
Të nëntë personat e arrestuar si përgjegjës për një nga skemat më të mëdha të evazionit fiskal me kompaninë “Bankers Petroleum”, mbetën në qeli. Vendimi u dha këtë të shtunë nga Gjykata e Fierit, në një seancë maratonë prej 8 orësh. Operacioni i ndërmarrë me urgjencë nga prokuroria e Fierit gjatë kësaj jave çoi në arrestimin e disa zyrtarëve të kompanisë, përfshirë drejtorin ekzekutiv të saj, shtetasin kinez Hongping Xiao, dhe ish-drejtorin Leonidha Çobo, të cilët do të qëndrojnë në masën shtrënguese arrest në burg. Sipas organit të akuzës për 20 vjet më radhë, “Bankers Petroleum” ka raportuar humbje të vazhdueshme, pavarësisht të ardhurave të mëdha nga shitjet dhe eksportet e naftës bruto, me qëllim të përfitonte nga skemat e rimbursimit të TVSH-së. Sipas Prokurorisë...