Dhjetëra familje në ‘Selitë’ të Tiranës 4 ditë pa ujë në çezmat e tyre, qytetarët: Po e blejmë

Dhjetëra familje në ‘Selitë’ të Tiranës 4 ditë pa ujë në çezmat e tyre, qytetarët: Po e blejmë

Në kohën kur temperaturat e larta kanë prekur pikun, një pjesë e banorëve të Tiranës po përballen me probleme të furnizimit me ujë të pijshëm. Zona e Selitës ka ndërprerje të vazhdueshme e banorët ankohen se nuk mjafton për të mbushur depozitat. Edhe për nevojat më bazike, po detyrohen të blejnë ujë Rubinetet në apartamentet e tyre janë tharë. ‘Kemi katër ditë që telefonojmë, por na thonë të njëjtën gjë: do ta raportojmë. Nuk merret asnjë masë konkrete’, thotë një banor. Në rrugën ‘Hasan Vogli’, banorët thonë se uji në çezma vjen vetëm për pak minuta gjatë dorës, aq sa nuk arrin të mbushë as depozitat. 43 familje të këtij pallati janë të detyruar të blejnë ujë për të përmbushur nevojat bazike. ‘Me bidonë, kemi...