Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Je një frikacak”,Lapaj ironizon Ramën për ultimatumin ndaj drejtorëve në Vlorë:I eliminove ‘armiqtë’,të të rrojë Saliu
Kreu i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama për vizitën në Bashkinë e Vlorës dhe ultimatumin për largimin e drejtorëve të linjës për shkak të problematikave në qytetin bregdetar. Me një postim në llogarinë personale në rrjetin social Facebook, deputeti i sapozgjedhur më 11 maj si pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, kritikoi si shkelje të kompetencës dhe veprim të paligjshëm sjelljen e Ramës, ashtu sikurse të vonuar urdhrin për lirimin e hapësirave publike dhe parkingjeve. Gjithashtu ai shprehet se Rama duhet t’ia dinte për nder Sali Berishës për pushtetin dhe qeverisjen, pas ndryshimeve Kushtetuese të vitit 2008 dhe atyre të Kodit Elektoral vitin e kaluar për listat e mbyllura. Postimi i plotë i Adriatik Lapajt: “Ka nja 2 ditë që Edi...