VIDEO/ Turiste, por jo për plazh… Dy shtetase kineze kapen në bazën e prostitucionit në Qerret, procedohen edhe 6 klientët

VIDEO/ Turiste, por jo për plazh… Dy shtetase kineze kapen në bazën e prostitucionit në Qerret, procedohen edhe 6 klientët

Foletë e prostitucionit me shtetase të huaja, vijojnë të lulëzojnë në vendin tonë. Tashmë, zonat më të frekuentuara dhe të kthyera si bazë prostitucioni janë ato bregdetare. Këtë të shtunë, Policia e Durrësit njofton finalizimin e një operacioni të koduar “Baza”, duke zbuluar dhe ndaluar një aktivitet të paligjshëm që zhvillohej në zonën turistike të Qerretit. Pas një hetimi dyjavor, të ndjekur me metoda proaktive, u arrestuan në flagrancë dy shtetase kineze, të identifikuara si C. Y., 42 vjeçe, dhe Y. Sh., 41 vjeçe, të dyshuara për ushtrimin e veprimtarisë së prostitucionit. Nga hetimet rezultoi se të arrestuarat kishin marrë me qira një apartament në Qerret dhe, përmes rrjeteve sociale, ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës që varionte nga 80 deri në 200 euro. Gjithashtu janë...