Burimi: 
								Argjiroja.net
								
							
                                    Foto © Argjiroja.net                                
                            Akon heq dorë nga qyteti futurist në Senegal, nis një projekt të ri më realist
                            Planet madhështore për ndërtimin e një qyteti futurist në Senegal, të njohur si Akon City, janë zyrtarisht të anuluara. Lajmin e ka konfirmuar Serigne Mamadou Mboup, kreu i zhvillimit të turizmit në Senegal (Sapco), duke theksuar se tashmë është rënë dakord për një projekt të ri dhe më të realizueshëm. “Projekti Akon City nuk ekziston më,” u shpreh ai për BBC-në, duke shtuar se në bashkëpunim me këngëtarin dhe sipërmarrësin Akon (Alioune Badara Thiam), po përgatitet një nismë më konkrete që do të ketë mbështetjen e plotë të autoriteteve senegaleze. Akon, i njohur për hitet e tij në vitet 2000 dhe me rrënjë nga Senegali, kishte shpallur në vitin 2018 dy projekte të mëdha: ndërtimin e Akon City dhe krijimin e një kriptomonedhe të re,...