Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Turisti italian me thikë në dorë në shëtitoren e Sarandës, ndërhyn policia
                            Një turist italian është parë mbrëmë duke lëvizur me një thikë në dorë përmes kalimtarëve në shëtitoren e Sarandës, duke shkaktuar panik tek të pranishmit, por falë ndërhyrjes së forcave të policisë incidenti është shmangur. Siç shihet edhe në pamje policia ka ndërhyrë menjëherë duke e neutralizuar personin pa shkaktuar asnjë dëm fizik ndaj qytetarëve apo vetë të dyshuarit. Gjithashtu bëher me dije se i huaji është shoqëruar menjëherë në Komisariat, ku po merret në pyetje për të sqaruar motivet e veprimeve të tij.