Shpërdoruesja e fondeve të BE sfidon SPAK, Frida Krifca pushime luksi në një nga hotelet më luksoze të jugut

Shpërdoruesja e fondeve të BE sfidon SPAK, Frida Krifca pushime luksi në një nga hotelet më luksoze të jugut

Teksa Prokuroria e Posaçme (SPAK) po përgatit aktakuzën për një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit me fondet e Bashkimit Evropian, ish-ministrja Frida Krifca ndodhet në pushime luksoze në resortin Green Coast në Palasë. E akuzuar për shpërdorim të miliona eurove nga programi IPARD, të destinuara për mbështetje të fermerëve shqiptarë, Krifca duket se sfidon hapur institucionet e drejtësisë shqiptare dhe vetë Bashkimin Evropian. Burime konfirmojnë se hetimet e SPAK, të zhvilluara në bashkëpunim me OLAF-in, kanë zbuluar një rrjet abuzimi dhe manipulimi me grantet bujqësore. Ndërkohë që fshatarët vuajnë për një pompë uji apo serë të mbuluar, ministrja që duhej t’i ndihmonte relaksohet në suitat me qindra euro nata. Kjo tablo luksi në sfondin e një dosjeje që rëndon mbi taksapaguesit shqiptarë dhe...