Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius
Rajoni i Ballkanit ditëve të fundit është nën ndikimin e valës së nxehtë ndërkaq janë regjistruar temperatura mbi 40 gradë Celsius. Si qytetarët ashtu edhe turistët, që kanë ardhur ta vizitojnë rajonin, mundohen gjatë ditës të mbrohen nga rrezet e forta të diellit, ndërkaq autoritetet kanë paralajmëruar lëvizje të kufizuar gjatë ditës. Maqedoni e Veriut Departamenti Hidrometeorologjik i Maqedonisë së Veriut (UHMR) ka paralajmëruar se në ditët në vijim temperaturat në mbarë vendin do të arrijnë nivele rekorde. “Deri të martën, moti do të jetë shumë i nxehtë me temperatura ditore kudo mbi 30 gradë Celsius, dhe në disa vende mbi 40 gradë Celsius. Të dielën, në pasdite dhe në mbrëmje, do të ketë kushte për vranësira lokale të paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm dhe...