Kryen 37 vjedhje me vlerë mbi 1 milion paund – Kapen tre ‘skifterët’ shqiptarë në Angli dhe 33-vjeçarja britanike

Kryen 37 vjedhje me vlerë mbi 1 milion paund – Kapen tre ‘skifterët’ shqiptarë në Angli dhe 33-vjeçarja britanike

Policia ka arrestuar katër persona në Midlands pas një vale vjedhjesh me vlerë të lartë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Ekipet nga Cheshire, Staffordshire, Derbyshire dhe Nottinghamshire ekzekutuan urdhër-arreste të shumta në adresa në Walsall, Sutton Coldfield dhe Birmingham. Tre shqiptarë dhe një grua 33-vjeçare britanike u arrestuan, ndërsa u sekuestruan edhe një disa orë  dhe çanta me vlerë të lartë. Sipas medias britanike, të katër të dyshuarit u arrestuan me dyshimin për vjedhje me forcë dhe u dërguan në paraburgim. Endrit Nikolli, 27 vjeç, Kristian Gropcaj, 30 vjeç, George Pepa, 30 vjeç, dhe Jade Tubb, 33 vjeç, janë akuzuar të gjithë vjedhje midis nëntorit 2024 dhe marsit 2025. Policia kreu arrestimet si pjesë e një hetimi për 37 vjedhje me dhunë të objekteve...