Media zviceriane për kampet e Gjadërit: Jashtëzakonisht të shtrenjtë dhe nuk funksionojnë!

Media zviceriane për kampet e Gjadërit: Jashtëzakonisht të shtrenjtë dhe nuk funksionojnë!

Giorgia Meloni TIRANË- Në qetësinë e brendësisë së Shqipërisë, rrëzë një mali të thyer, ngrihet "Kafazi i Gjadërit", siç e quajnë gazetat italiane qendrën e deportimit tw emigrantwve. Gardhe të larta me rrjetë teli rrethojnë ndërtesa që ngjajnë me kontejnerë të grumbulluar, të vendosur mbi pllaka betoni të zhveshura. Qeveria italiane e ndërtoi këtë "kafaz" për të strehuar mijëra emigrantë teksa presin procedurat e përshpejtuara të azilit. Së bashku me qendrën simotër në Shëngjin, vetëm pak kilometra larg në bregdet, mund të përpunohen 36,000 aplikime për azil çdo vit. Theksi është tek fjala "mund". Meqenëse deri më tani, asnjë kërkesë e vetme për azil nuk është përpunuar në Gjadër, veçse është shpenzuar vetëm një sasi e madhe parash. Për të qenë të saktë: më shumë se...