Gara për 6 shefa komisariatesh, kryeson zv.drejtori i Tiranës, po ja kush është e vetmja grua në listën fituese

Gara për 6 shefa komisariatesh, kryeson zv.drejtori i Tiranës, po ja kush është e vetmja grua në listën fituese

Është mbyllur faza përfundimtare për punonjësit e policisë që garuan për 6 vendet vakante për shefa të komisariateve. Fillimisht, aplikuan 50 oficerë policie me gradat “nënkomisar”, “komisar” dhe “kryekomisar”, të cilët synonin të zinin një nga postet në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, Rinas, Himarë, Cërrik, Komisariatin e Kufirit Dibër dhe Komisariatin e Kufirit Sarandë. Pas fazës paraprake për verifikimin e dokumentacionit, komisioni kualifikoi 46 prej tyre. Por, në fazën intervistuese morën pjesë 42 garues, pasi 4 punonjës policie u tërhoqën nga gara. Tashmë, në përfundim të procesit, kufiri minimal kualifikues për të marrë një emërim të mundshëm, duhej të ishte 70 pikë. Në këto kushte, nga 42 garues në total, vetëm 17 prej tyre kaluar pragun prej 70 pikësh. Listën fituese e kryeson zëvendësdrejtori...