Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Drejtorët koka turku”, Berisha: Kryeministri ndërhyrje brutale në punët e pushtetit vendor
Sali Berisha nuk e sheh si një mundësi të mirë për opozitën, nëse Tirana shkon në zgjedhje për kryebashkiakun e ri. Ndërsa dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Vlorë, një ditë pas takimit me Ramën, kreu i opozitës e lidh me zjarrin në Elbasan. “Zgjedhjet në Tiranë dhe kudo që të zhvillohen janë farsë elektorale, vetëm farsë. Shkarkimi i drejtorëve në Vlorë është një akt tjetër i kokave të turkut. Nuk ka asnjë tagër kushtetues, ligjor, as marrëveshje ndërkombëtare, që kreu i narkoshtetit të ndërhyjë në mënyrë brutale në kompetencat e qeverisë vendore”, tha Berisha. Pas disa ditësh pauze, për shkak të pjesëmarrjes në Asamblenë Parlamentare të OSBE, Sali Berisha iu rikthye denoncimit me video të zgjedhjeve të 11 Majit, që sipas tij, dëshmojnë atë që...