Tregtia online nën vëzhgim/ ISHMT: Të rishikohet ligji për mbrojtjen e konsumatorit

Tregtia online nën vëzhgim/ ISHMT: Të rishikohet ligji për mbrojtjen e konsumatorit

Me zgjerimin e tregtisë elektronike dhe popullaritetin në rritje të blerjeve online në Shqipëri, siguria e konsumatorëve dhe përputhshmëria ligjore e produkteve që qarkullojnë në internet po bëhen sfida gjithnjë e më të rëndësishme.Produktet që ofrohen nga platformat online apo rrjetet sociale shpesh nuk përmbushin standardet ligjore të sigurisë dhe cilësisë, duke vënë në pikëpyetje mbrojtjen e konsumatorit dhe efektivitetin e strukturave shtetërore që kanë për detyrë të garantojnë këtë mbrojtje.Në këtë kuadër, është bërë e domosdoshme rishikimi i ligjit nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, me synim që t’i jepet Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) kompetenca për të kontrolluar dhe zgjidhur ankesat që vijnë nga blerjet online.Aktualisht, ISHMT nuk ka as infrastrukturën dhe as mjetet e duhura për të kryer...